Katalonjë, mijëra qytetarë protestojnë para parlamentit në Barcelonë

schedule22:13 - 3 Nëntor, 2017

schedule 22:13 - 3 Nëntor, 2017

Dhjetra-mijëra persona dolën në sheshin para parlamentit të Katalonjës në Barcelonë mbrëmjen e së premtes për të protestuar kundër vendimeve të Spanjës. Në manifestim dëgjoheshin thirrje për liri. Ndërsa qëllimi i protestës ishte kërkimi i lirimit të menjëhershëm të 8 ministrave të qeverisë së shkarkuar të Katalonjës. Ndërkohë, organizatorët bënë me dije se do të zhvillojnë një protestë massive në Barcelonë me 11 nëntor në mbështetje të ish-qeverisë që shpalli pavarësinë nga Spanja./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!