Katalonja i drejtohet kutive të votimit për të dalë nga kaosi

schedule12:04 - 21 Dhjetor, 2017

schedule 12:04 - 21 Dhjetor, 2017

Në Katalonjë votohet për të nxjerrë vendin nga kaosi në një kohë që sfida e vërtetë është përqendruar mes atyre që duan pavarësinë e vendit dhe atyre që e kundërshtojnë ndarjen nga Spanja.

Katalonja i drejtohet kutive të votimit për të vendosur të ardhmen e saj. Në 27 tetor të këtij viti Puigdemont kishte shpallur pavarësinë dhe kryeministri spanjoll Mariano Rajoy urdhëroi pezullimin e tij nga posti duke vendosur 21 dhjetorin si datë për zgjedhje të jashtëzakonshme në rajon. Sondazhet parashikojnë një Katalonjë të ndarë mes separatistëve dhe unionistëve, në një kohë që janë të pavendosurit ata që pritet të ndikojnë në rezultatin përfundimtar. dhe nëse do të ketë një barazim do të jetë e vështirë të imagjinohet një bashkëpunim mes dy palëve kaq të kundërta

Janë shtatë listat kryesore që marrin pjesë në zgjedhje, tre të pavarura, tre unioniste dhe një pranë Podemos spanjolle e cila propozon një rrugë të mesme mes dy fronteve kryesore.

Ndërsa janë tre kandidatët më të fortë për president, Puigdemont, në autoekzil në Belgjikë, lideri i ERC Oriol Junqeras,  cili ndodhet në burg në Madrid dhe ai separatois si dhe Ines Arrimadas nga rradhët e unionistëve. Procesi i votimit po zhvillohet në një situatë jo normale meqënëse 18 politikanë separatistë akuzohen nga prokuroria spanjolle për rebelim. Mes tyre dhe vetë Puigdemont, së bashku me katër ish ministra të qeverisë së tij

Sipas të përditshmes spanjolle El Pais, partia që mbështet pavarësinë e zëvendës guvernatorit Oriol Junqueras, i cili ndodhet në burg, pritet të dalë e para me 33 vende në parlament. E dyta pritet partia e qendrës Ciudadanos kundrë pavarësisë nga Spanja ndërsa partia e puigdemont renditet e treta me 27 vende e ndjekur nga partia socialiste katalane me 20 vende në parlament. Për partinë popullore të kryeministrit spanjoll Rajoi pritet një rezultat poshtërues, duke numëruar vetëm 6 deputetë. Sipas këtyre të dhënave, rezultati përfundimtar nuk do të nxirrte asnjë fitues dhe asnjë hipotezë të saktë për mazhorancën që do të krijonte qeverinë e ardhshme.

Nëse në një moment të parë ishin ata që mbështesin pavarësinë që ngrinin zërin, tashmë dhe unionistët shprehin shqetësimin e tyre. Shqetësim që ka të bëjë më shumë me ekonominë, me më shumë se tre mijë shoqëri që po braktisin rajonin si pasojë e mungesës së stabilitetit pas referednumit të pavarësisë.

Janë 5.5 milionë votuesit katalanas që do të shprehin vullnetin e tyre duke zgjedhur 135 deputetët e rinj të parlamentit rajonal katalanas. Ndërsa pjesëmarrja në votime parashikohet deri në 80 për qind. Procesi i votimit do të mbyllet në orën 20.00 me orën lokale.

Ata që mbështesin pavarësinë e vendit nga Madridi nuk kanë besim tek autoritete spanjolle të cilat kanë marrë kontrollin e mekanizmit elekjtoral pas rrëzimit të qeverisë. Tre listat pro pavarësisë kanë angazhuar 37 mijë vëzhgues për 2680 qendrat e votimit./abcnews.al