Katalonja fal gratë e ekzekutuara për magji

schedule05:56 - 27 Janar, 2022

schedule 05:56 - 27 Janar, 2022

Parlamenti rajonal katalanas ka falur zyrtarisht qindra gra të ekzekutuara për magji midis shekujve 15 dhe 18. Deputetët miratuan një rezolutë me një shumicë të madhe për të rehabilituar kujtimin e më shumë se 700 grave që u torturuan dhe u vranë. Historianët spanjollë kanë zbuluar se Katalonja ishte një nga rajonet e para në Evropë që kreu gjueti shtrigash.

Gjithashtu konsiderohej si një nga zonat më të këqija për ekzekutime. “Kemi zbuluar së fundmi emrat e më shumë se 700 grave që janë persekutuar, torturuar dhe ekzekutuar midis shekujve 15 dhe 18,” thanë grupet pas rezolutës. Shtrigat shpesh fajësoheshin për vdekjen e papritur të fëmijëve ose për të korrat e dobëta, sipas Pau Castell, një profesor i historisë moderne në Universitetin e Barcelonës.

Grupet pro-pavarësisë dhe të krahut të majtë thonë se gratë ishin “viktima të persekutimit mizogjen” dhe duan që kujtimi i tyre të nderohet duke emërtuar rrugët me emrin e tyre raporton “BBC”. Dhjetëra mijëra njerëz kryesisht gra besohet se janë dënuar me vdekje për magji në të gjithë Evropën. Lëvizja pason nisma të ngjashme në Skoci, Zvicër dhe Norvegji. / abcnews.al 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!