Kastro Zizo: Seksi shet më shumë se çdo gjë, ka më shumë femra performuese se këngëtare

schedule11:25 - 9 Dhjetor, 2020

schedule 11:25 - 9 Dhjetor, 2020

Në studion e “Abc-së së mëngjesit”, artisti i mirënjohur Kastro Zizo foli ndër të tjera dhe për tregun muzikor në vendin tonë. Duke bërë një krahasim të tregut muzikor të ditëve të sotme me vitet e mëparshme, Zizo thotë se krahas artistëve të mirë, ka dhe shumë prej tyre, prioriteti i të cilëve është paraja.

Gjërat kanë qenë shumë ndryshe për mua që bëj 24 vjet në karrierë. Ka qenë loja shumë ndryshe, njerëzit ishi ndryshe dhe ndoshta globalizimi i tepërt ose natyral që toka po kalon këtë pubertet me internetin ka krijuar atë që thashë, duke lejuar një injorancë që do na kthehet.

Ndonjëherë më zë dhe frika për një brez që po rritet dhe nuk shoh asnjë lloj angazhimi social. Kështu është bërë dhe muzika, është bullshit ajo që po e bëj për veten time, një artist bën muzikë arti që njerëzit ta pëlqejnë.

Kemi artistë shumë të mirë por dhe individë që të bërit muzikë e kanë oportunitet të madh jetësor për t’u bërë me lek, një artist komercial ka gjënë e fundit në mendje që të bëjë një këngë artistike.

Po patjetër që mund të bëhet siç jam bërë për 24 vjet, pra nuk jam i pasur por kam një jetë normale, jetojmë në një kohë ku seksi shet përpara çdo gjëje tjetër, ke trambolina, shumë femra performuese se nuk quhen këngëtare.”, tha Kastro. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!