Kastro Zizo: Kam qenë pranë vdekjes për shkak të abuzimit me alkoolin

schedule15:24 - 13 Korrik, 2022

schedule 15:24 - 13 Korrik, 2022

Kastro Zizo, emri i vërtetë i të cilit është Klevis Bega ka rrëfyer së fundmi një pjesë të vështirë të jetës personale, abuzimin me alkoolin. Ai tha se momenti kur vendosi që të hiqte dorë ishte një natë kur kishte pasur probleme me shëndetin. Sipas tij, atë natë kishte rrezikuar dhe vdekjen.

Më tej, artisti shtoi se për hir të familjes, partneres dhe fëmijëve të tij, kishte marrë vendimin për t’i dhënë fund abuzimit dhe për t’i dhënë vetes një shans të dytë. “Momenti ku vendosa që të heq dorë ishte kur pashë se marrëdhëniet sociale me partneren time, shokët, fëmijët e mi, ishin drejt një rrënimi.

Gjithë abuzimi sigurisht që ka kosto. Por ishte një natë që pata luhatje të forta tensioni, isha pranë vdekjes. Isha me babanë në urgjencë dhe thashë që për të mirën e të tjerëve dhe timen, për fëmijët e mi kryesisht sepse vija nga një ambient që rrethohem me shumë dashuri“, tha Kastro. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!