Kastro Zizo bën deklaratën e fortë: S’duhet të dhunoja, të isha arrogant dhe gënjeshtar

schedule12:25 - 9 Dhjetor, 2020

schedule 12:25 - 9 Dhjetor, 2020

Në intervistën me moderatorin Alban Musa në emisionin “Abc-ja e mëngjesit”, krahas të tjerave, Kastro Zizo tregoi se si ka ndikuar mënyra e tij e drejtpërdrejtë e të thënit të gjërave në karrierën e tij.

Pavarësisht natyrës pa komplekse, Kastro thotë se është penduar për disa veprime dhe gjëra që ka thënë, teksa shton se do kishte dashur “që të mos dhunoja, të isha arrogant, gënjeshtar dhe mashtrues në disa situata.”

Shumica e gjërave që them besomë se njerëzit nuk është se thonë çfarë thotë ky, janë dakord. Disa gjëra patjetër duhen shprehur. Nëse do të isha konformist do të isha i pasur me miliona euro. Shumë oportunitete dhe mundësira le të themi jo fort të pastra, sipër tavolinës dhe nëse do t’i kisha shfrytëzuar do të isha vërtet milioner si ndonjë koleg.

Fakti që nuk kam bërë kompromise qoftë dhe politikisht, nuk është momenti që unë të ndryshoj dhe të bëhem më konformist. Por që më ka prishur punë saqë jam gjithë kohës le të themi në pendesa ose pishmanlliqe të gjërave që kam bërë. Nuk mund t’i quaj dot të gjitha pishmanlliqe sesa ku mund të kisha bërë më shumë.

Mund të kisha qenë më pranë fëmijëve të mi, familjes time, mund të kisha bërë më shumë që të mos dhunoja, mos të isha arrogant, gënjeshtar dhe mashtrues në disa situata pa sens sepse të gjitha këto kanë hapur efekte shkak pasojë që mund të kenë krijuar njolla të tjera në sistem. Nuk është asnjëherë vonë jo të ndryshosh por që t’ bësh gjërat më mirë.”, tha Zizo. /abcnews.al