Një ndryshim i papritur ka ndodhur në Federatën Shqiptare të Futbollit. Kastrioti është lejuar të luajë në Fushë Krujë ndaj Tiranës, në ndeshjen e Superligës, edhe pse stadium ishte përjashtuar nga Komisioni i Licencimit.
As mendohej se mund të luhej aty. Stadiumit të Fushës Krujës, “Redi Maloku”, iu hoq licencimi nga Federata Shqiptare e Futbollit për shkak të gjendjes së papranueshme të fushës.
Sot, informacioni është që Tirana do të luajë ndaj Kastriotit pikërisht në Fushë Krujë, në ndeshjen e vlefshme për Superligën.
Përgjegjësi i sektorit të licencimit në Federatë, Eduard Gjini, sqaroi kështu pak ditë më parë për ABC News-in.
Çfarë ka ndodhur?
Burime brenda klubit të Tiranës pohuan që ndeshja do të luhet në “Redi Maloku”, por nuk dinin të thoshin që më tepër.
Në Federatën Shqiptare të Futbollit nuk pati asnjë përgjigje zyrtare për kërkesat e Abc Neës-it, por burime në institucion pohuan se të premten ka pasur një mbledhje të Komisionit të Apelit që ka vendosur që të lejojë Kastriotin të luajë në Fushë Krujë.
Zyrtarisht, është e pamundur që kjo të vërtetohet, pasi në faqen e Federatës nuk është botuar asnjë vendim I Apelit që pas datës 15 shkurt.
Historia nisi në 5 shkurt, kur Komisioni i Disiplinës e dënoi Kastriotin me zhvillim të dy ndeshjeve në fushë asnjanëse, pas dhunës që ndodhi ndaj lojtarëve të Skënderbeut.
Po ashtu, Disiplina vendosi që Komisioni i Licencimeve të vendoste për t’u luajtur ose jo në Fushë Krujë, dhe vendimi ishte sipas fjalëve të mësipërme të Gjinit.
Gjithsesi, fakt është që krutanët do të luajnë në stadiumin “Redi Maloku”, ndonëse burimet në Federatë sqaruan për televizionin se klubi duhet të paguajë një gjobë prej 600 000 lekësh për të shlyer plotësisht dënimin e Disiplinës, pasi deri tani ka luajtur vetëm një ndeshje shtëpiake në fushë asnjanëse. /abcnews.al