Kastrioti mund Luftëtarin në Gjirokastër

schedule17:19 - 27 Janar, 2019

schedule 17:19 - 27 Janar, 2019

Kastrioti arriti një fitore shumë të rëndësishme në ndeshjen e javës së 19-të të Superligës, duke mundur Luftëtarin brenda në Gjirokastër. Skuadra krutane, ndonëse në vendin e fundit në renditje, u tregua më e fortë në fushën e gjirokastritëve, duke triumfuar 5-1.

Braziliani Zhunior shënoi golin e parë në minutën e 10-të, pastaj Marku dyfishoi shifrat në fund të pjesës së parë, me anë të një 11-metërshi. Pas pushimit, vendasit realizuan një gol shprese me autor sulmuesin Fili, por nuk mundën të bënin më shumë.

Kastrioti realizoi edhe tri gola të tjerë në minutat e fundit të ndeshjes, me anë të Markut, Ramit dhe sërish të Markut.

Gjithsesi, edhe pas kësaj fitoreje, skuadra krutane mbeti në vendin e fundit në Superligë me 13 pikë, ndërsa Luftëtari ka 17 pikë. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!