Kastrioti kërkon pikë ndaj Skënderbeut

schedule17:20 - 25 Gusht, 2018

schedule 17:20 - 25 Gusht, 2018

Kastrioti do të përpiqet t’i vazhdojë sukseset e Superligës edhe përballë Skënderbeut. Trajneri Plori flet për ambiciet ndaj kampionëve dhe bën një thirrje për tifozët.

Fillimi i mirë gjysma e punës, por kohë për t’iu gëzuar shumë nuk ka.

Kastrioti arriti një fitore vërtet të rëndësishme dhe të papritur në fushën e Luftëtarit në Superligë, veçse trajneri Elvis Plori është i vendosur që tashmë vëmendja të jetë tek sfida e radhës.

Në Krujë vjen Skënderbeu këtë të diel, dhe tekniku shkodran duket i qartë për atë që kërkon.

“Shkuam për të marrë një pikë dhe morëm tri. Është një fillim i mbarë dhe jam shumë i kënaqur për punën që kemi bërë në ndeshjen e parë. Tani duhet ta harrojmë shpejt, duhet të kthehemi me këmbë në tokë sepse vjen ndeshja e radhës dhe luajmë me kampionët e Shqipërisë. Duhet të jemi të kënaqur, qoftë edhe me një pikë duke parë se çfarë ekipi është Skëndërbeu”, tha trajneri Plori.

Plori shprehet i kënaqur që ekipi i tij luan mirë pa top, ndërsa flet për formacionin ndaj kampionëve.

“Them se 11-shi do të ndryshoje në bazë të kundërshtarit. Nuk është e thënë që ajo 11-she që luajti kundër Gjirokastrës do të jetë edhe kundër Korçës. Në varësi të kundërshatrit do të përshtas edhe ekipin tim”, theksoi Plori.

Skënderbeu nuk është e lehtë që të mundet, ndaj edhe trajneri i krutanëve, kërkon që në stadium të jetë edhe një element më shumë.

“Pas disa vitesh që kthehet Kastrioti në Superligë kanë mundësinë që të tifozat ta shijojnë Superligën. Dhe ne kemi shumë për to, ju bëj thirrje që sa më shumë të jenë, më shumë plus është për ne”, tha trajneri Plori./abcnews.al