Cristian Eriksen është rikthyer me gol në kombëtaren danezë për herë të parë pas atakut kardiak që pësoi në kampionatin Europian.
Ish-mesfushori i Interit, tashmë vazhdon karrierën e tij në Premier League me skuadrën e Brentfordit, ku më pas u bë e mundur edhe rikthimi në kombëtare.
Në konferencën për shtyp, trajneri i Danimarkës ka treguar edhe një detaj shumë interesant që ka bërë Kasper Schmeichel, ku ky i fundit i ka propozuar teknikut të danesve që kapiten në përballjen me Serbinë të jetë pikërisht Eriksen.
“Christian do të jetë kapiten nesër, para se të filloja të mendoja për këtë, ishte Kasper Schmeichel që erdhi tek unë dhe e propozoi atë”, shpjegoi trajneri.
Portieri i Leicesterit do t’i japë shiritin e kapitenit Eriksen, për të lënë përgjithmonë të shkuarën pas duke goditur topin.
“Christian bliver anfører i morgen, og til det kan jeg også sige, at inden jeg begyndte at tænke over det, var det Kasper Schmeichel, der kom til mig”
– Kasper Hjulmand#ForDanmark #herrelandsholdet pic.twitter.com/JcqbW9CU7D— Fodboldlandsholdene ?? (@dbulandshold) March 28, 2022
/f.a/abcnews.al