Ndeshja e djeshme përballë Crystal Palace ishte speciale për Kasper Schmeichel. Gardiani i Leicester City zbriti për herë të 398-të në fushë, duke barazuar numrin e rekordit që mbahej nga një portier danez në Premier League.
Ky rekord mbahej pikërisht nga babai i tij, Peter Schmeichel, i cili ka luajtur për plot 398 ndeshje për Manchester United. Djali i tij sigurisht që do të vendosë një rekord të ri, edhe pse me një klub më modest siç është Leicester City.
Kasper Schmeichel makes his 398th appearance for Leicester today, equalling the record number of games by a Danish goalkeeper for one English club (Peter Schmeichel, 398 for Manchester United). Also the Schmeichel family record.
— Richard Jolly (@RichJolly) December 28, 2020
Megjithatë, kjo nuk e ka penguar aspak 34-vjeçari për të fituar titullin e Premier League në vitin 2016, titull që e ka arritur dhe babi i tij me “Djajtë e Kuq”. Kasper ka dhe dy vite të tjera kontratë me “Dhelprat” dhe deri atëherë rekordi do të do të ketë një tjetër shifër. /abcnews.al