Kaso: Nuk ka shans që Rama të marrë një mandat të tretë! Nazarko: Palët po tallen me reformën

schedule21:39 - 8 Korrik, 2020

schedule 21:39 - 8 Korrik, 2020

Mbrëmjen e sotme në “Byro Politike” të ftuar ishin sekretari për Çështje Zgjedhore në Partinë Demokratike, Ivi Kaso, analisti Shpëtim Nazarko dhe gazetarja Esiona Ikonomi, për të folur për listat e hapura dhe “Zgjedhoren”.

Sekretari për Çështje Zgjedhore në Partinë Demokratike, Ivi Kaso u shpreh se mazhoranca nuk ka qenë e interesuar për dialog sa i përket Reformës Zgjedhore.

Sipas tij kryeministri nuk ka qenë i interesuar të adresojë rekomandimet e OSBE/OHDIRIT, ndërsa shtoi se mazhoranca dhe vetë Rama ka sabotuar tryezën e dialogut.

“Rama ka pasur një qëllim te vetëm ku është angazhuar për ushtrimin e përbashkët të reformës zgjedhore. Ushtrim që e kanë imponuar partnerët ndërkombëtarë, por  ne kemi parë se mazhoranca dhe vet Edi Rama kanë sabotuar tryezën e dialogut.

Rama nuk ka qenë i interesuar të adresojë rekomandimet e OSBE OHDIRIT. Nuk shqetësohet për kushtet e vendosura nga Evropa dhe ende nuk ka një shpresë për rrugën e integrimit deri në zgjedhjet e radhës. Rama po bën vetëm rrugën e ngushtë elektorale. Nëse futet sot në zgjedhje nuk ka asnjë shans të marrë një mandat të tretë. Shansin e vetëm, ka të heqë koalicionet”, tha Kaso.

Gjatë diskutimit në studio me analistin Shpëtim Nazarkon, Kaso tha se Partia Socialiste nuk ka pranuar as të diskutojë, jo më të gjejë një formulë për depolitizimin e Komisioneve.

Nazarko: Përse nuk i keni depolitizuar Komisonet Zgjedhore 30 vjet në këtë vend?

Kaso: Kur ka qenë PD në pushtet i ka ofruar PS të bëhet depolitizimi i Komisioneve. PS nuk ka pranuar as të diskutojë, jo më të gjejë një formulë. PS kërkoi që administratën ta merrte vetë.

Nazarko: Unë mendoj që të dyja palët po tallen me reformën. Problem është fakti se si Shqipëria ka arritur të bjerë ne duart e dy partive. Palaçollëku i madh lidhet me atë se çfarë ndodh nesër me komisionerët./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!