“Kasaphanë” në administratën e Bashkisë Tropojë, largohen nga puna 43 punonjës

schedule17:03 - 1 Tetor, 2019

schedule 17:03 - 1 Tetor, 2019

Partia Demokratike e Tropojës ka bërë një denoncim publik për kryetarin e Bashkisë Tropojë, ku thuhet se ka hequr nga puna pa asnjë lajmërim 43 punonjës.

Të nderuar qytetarë të Tropojës, demokratë, punonjës të administratës.
Dje në datë 30.9.2019 në mbledhjen e këshillit bashkiak monist, Kryetari i emruar i komitetit ekzekutiv pa u konsultuar me asnjë drejtues, përgjegjës në Bashkinë e Tropojës siç duhej dhe kërkon ligji për qeverisjen vendore dhe ligji për nëpunësin civil ,pa marrë miratimin e askujtë ka vendosur të shkurtojë 43 punonjës të Bashkisë Tropojë, megjithëse pagat e këtyre punonjësve janë të garantuara për gjithë vitin. Ky veprim arrogant dhe i motivuar tërësisht politikisht nga narkoshteti,kërkon ti shkaktojë një dëm social ,ekonomik për këto 43 familje. Dega e Partisë Demokratike Tropojë dënon me forcë këtë akt të shëmtuar politik që ushtrohet ndaj punonjësve të administratës, ju bëjmë thirrje organeve ligjë zbatuese ,përfaqësive të huaja në Shqipëri të cilat kanë investuar në reformën e administratës, që të hetojnë këto shkelje flagrante ligjore.Kryetarit të emruar i themi se ora jote ka ndaluar, #tiktak#,Ramaik#.”, shkruan në reagimin e saj PD në Tropojë.

Emërimet dhe pushimet nga puna në bashkitë e vendit vazhdojnë të jenë një problem. Pas zgjedhjeve të 30 qershorit në krye të kësaj bashkie qëndron Rexhe Byberi i Partisë Socialiste./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!