KAS shqyrton ankesat për Vlorën, Salianji: Opozita të tërhiqet nga kërkesat, s’po thotë asgjë të re

schedule11:55 - 18 Maj, 2021

schedule 11:55 - 18 Maj, 2021

Komisioni i Ankimimeve dhe Sanksioneve ka vijuar ditën e sotme me shqyrtimin e ankesave të Partisë Demokratike dhe Lëvizjes Socialiste për Integrim për zgjedhjet e 25 prillit në qarkun e Vlorës.

PD dhe LSI kanë paraqitur pretendimet e tyre, kurse përfaqësuesi i demokratëve, Marash Logu është shprehur se Damian Gjiknuri, Alket Hyseni, Afrim Qendro, Vilma Bello dhe drejtorët Klodian Troci e Erion Osmanaj janë përfshirë në shitblerjen e votave ose kanë ndikuar tek votuesit me qëllim deformimin e vullnetit të tyre për 25 prillit.

Kurse, përfaqësuesi i PS, Eridian Salianji i kërkoi opozitës mos vijonte më me kërkesat e tjera ankimore pasi nuk po sillte asnjë gjë të re dhe i kërkoi KAS të refuzojë shqyrtimin e ankesave për Vlorën. /abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!