KAS rrëzon kërkesën e PDIU-së për anëtarë në grupit e numërimit

schedule12:11 - 6 Prill, 2021

schedule 12:11 - 6 Prill, 2021

Komisioni i Ankimimeve dhe Sanksioneve ka rrëzuar kërkesën  e PDIU-së për anëtarë në grupin e numërimit të votave për zgjedhjet e 25 prillit.

Me rrëzimin e kësaj kërkese Partia për Drejtësi, Integrim dhe Unitet nuk do të ketë numërues.

Ndërkohë tryeza e numërimit do të përfshijë dy anëtare të Partisë Socialistë, një anëtar të Partisë Demokratike dhe një anëtar të Lëvizjes Socialiste për Integrim.

PDIU kërkoi që në zgjedhje numëruesi t’i takojë kësaj force politike dhe jo Lëvizjes Socialiste për Integrim.

Por më këtë njoftim, KAS lë në fuqi vendimin që numëruesi i katërt i takon LSI.

/aabcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!