KAS rrëzon kërkesën e PD për pavlefshmërinë e zgjedhjeve në qarkun e Fierit. Më herët KAS rrëzoi edhe kërkesat për pavlefshmëri të zgjedhjeve në qarqet Korçë dhe Elbasan.
Kujtojmë se KAS, ka shqyrtuar ankimimet e PD dhe LSI në 9 qarqe të vendit.
PD dhe LSI kërkuan shpalljen e pavlefshme të zgjedhjeve në këto 9 qarqe dhe ripërsëritjen e tyre, me arsyetimin se ka prova të mjaftueshme për ta ndërmarrë këtë veprim, por këto kërkesa nuk janë pranuar nga KAS.
/abcnews.al/