Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Kartoni i fundit…si deputet/ Seanca e fundit në Kuvend për 45 socialistë dhe 34 demokratë

schedule15:36 - 3 Korrik, 2025

schedule 15:36 - 3 Korrik, 2025

TIRANË- Për 45 socialistë dhe 34 demokratë, kjo e enjte, shënoi edhe seancën e fundit parlamentare, përpara se kuvendi të marrë pushimet.

Nuk do të ulen më në karrigen e deputetit por privilegjin që u dha përfaqësimi i qytetarëve nuk e fshehin.

Bashkë edhe me kauzat që ngritët gjatë detyrës së tyre.

Thonë se kontributin për partinë do e vazhdojnë po aq edhe rikthimin në profesionet e tyre. E të tjerë me batuta, thonë se ka ardhur koha, ti lënë vendin të rinjve..

“Unë jam diell i perënduar”, tha ai.

Vërtet nga shtatori 83 deputetët nuk do të jenë më në kuvend por privilegjet që u jep mandati do t’i shoqërojnë edhe për disa kohë.

Statusi i deputetit parashikon që deri në 3 vite pas përfundimit të mandatit, deputetët do të marrin gjysmën e pagës, 155 mijë lekë nga 310 mijë lekë gjatë detyrës.

Po ashtu, gjatë kësaj periudhe do të gëzojnë edhe privilegjet që u ofron pasaporta diplomatike./abcnews.al

 

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!