Kartonët makth për shqiptarët, sukses për Baren dhe Sadikun

schedule22:01 - 26 Tetor, 2019

schedule 22:01 - 26 Tetor, 2019

Keidi Bare dhe Armando Sadiku kanë luajtur 90 minuta për Malagan në fitoren 2-1 kundër Real Oviedos. Të dy futbollistët bënë një ndeshje shumë të mirë, duke ndihmuar skuadrën e tyre të arrijnë të suksesi. Megjithatë, asnjë prej tyre nuk mundi t’i shpëtojë ndëshkimit me karton.

Mesfushori Bare u ndëshkua në minutën e 33-të, duke luajtur për shumicën e takimin me një barrë të rëndë mbi supe. Ndërsa Sadiku, u ndëshkua në minutat e para të pjesës së dytë, pas një dueli të ashpër  me mbrojtësin Nieto, që po ashtu u ndëshkua me karton të verdhë.

Në këtë takim, goli mungoi për Sadikun, i cili mbetet në kuotën e 3 golave pas 10 takimeve në kampionat. Ndërsa Bare, ende nuk e ka shijuar golin në këtë sezon me fanellën e Malagas./abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!