Karton i kuq për oligarkët rusë, Suedia kërkon heqjen e pasportave të arta për vendet e BE-së

schedule12:47 - 1 Mars, 2022

schedule 12:47 - 1 Mars, 2022

Një tjetër “shuplakë” vjen për Rusinë, pas hyrjes së ushtrisë ruse në Ukrainë që prej 24 shkurtit. Suedia do të kërkojë heqjen e pasaportave të “arta” në vendet e Bashkimit Europian për oligarkët rusë.

Suedia do të punojë me BE-në për të ashpërsuar sanksionet kundër qytetarëve rusë qe kanë lidhje me qeverinë e Kremlinit”, tha një ministër suedez.

Lexo edhe: Frikë nga lufta, ukrainasit presin deri në 60 orë për të kaluar kufirin

Ndërkohë, ministri i posaçëm për BE-në, Khan Dalgren, tha në një konferencë shtypi se qeveria do të punojë për të shfuqizuar institucionin e ” pasaportës së artë “, e cili lejon rusët e pasur të bëhen qytetarë të Bashkimi Europian./abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!