Elia Zaharia kapublikuar fotot e ëmbla familjare me Princ Lekën dhe vajzën. Ajo ka uruar Krishtlindjet, ndërsa ka zbuluar kështu për herë të parë portretin e vajzës, Princeshës Geraldinë që erdhi në jetë pak javë më parë.
Në një postim në rrjetet sociale, Elia shkruan se ky vit i gjeti të plotësuar me vajzën e tyre.
“Të dashur miq e dashamirës,
Familja jonë ju uron nga zemra Gëzuar Krishtlindjen! Qofshi kurdoherë të bekuar! Me shumë emocion këtë vit, kjo festë e ngrohtë na gjen të plotësuar me ëngjëllin tonë të vogël! Ky vit na solli dhuratën më të bukur në jetë. Urojmë që secili prej jush, paçkah këtyre kohërave kaq sfiduese, të realizojë ëndrat dhe të gjejë lumturi e harmoni!
Nga zemra,
Ne të tre…”, shkruan Elia.
Princ Leka dhe Elia Zahariau bënë prindër për herë të parë në tetor të këtij viti, ndërsa vajzën e pagëzuan me emrin Geraldinë, duke trashëguar emrin e Mbretëreshës.