Kartolina e kryeqytetit/ Kulla e sahatit, monumenti në qendër të Tiranës që tërheq turistët

schedule13:36 - 25 Maj, 2024

schedule 13:36 - 25 Maj, 2024

Kulla e Sahatit, pjesë e trashëgimisë kulturore është objekti që ka identifikuar Tiranën ndër vite. Bashkë me xhaminë Et’hem Beu, janë konsideruar gjithnjë si “kartolina e kryeqytetit”.

Qendra e Tiranës është në çdo moment të ditës e mbushur me turistë të huaj. Shumica e tyre nuk largohen pa vizituar kullën e sahatit.

“Dikur kulla e sahatit ishte ndërtesa më e lartë në Tiranë. Ndërsa Tirana ka ndryshuarnë dekadat e fundit, Kulla e sahatit monument kulture, është tashmë një atraksion turistik dhe ndër më të vizituarit nga turistët e huaj për të shijuar këtë pamje të qendrës së kryeqytetit nga 35 metra lartësi.”

Pasi ngjitin 92 shkallët, vizitorët qëndrojnë disa minuta në lartësinë e kullës së stilit otoman, ku nuk mungojnë shkrepjet e fotografive, të qendrës së Tiranës dhe ndërtesave të periudhave të ndryshme nga ato osmane siç është xhamia, ministritë e ndërtuara gjatë mbretërisë së Ahmet Zogut, muzeu kombëtar dhe pallati i operas dhe baletit gjatë diktaturës komuniste.

“Jam nga Italia, e vizitoj shqiperine per here te pare. Sapo kemi mberritur dhe do te vizitojme edhe qytete te tjera. Pamja nga ketu eshte shume e bukur.”

“Jam nga Franca. Pamja e qytetit nga lartesia ketu është e bukur. Dëgjova që në të kaluarën ka qene ndertesa me e larte ne qytet, tani sigurisht që jo më.”

“Kemi ardhur nga shtetet e bashkuara. Shqipëria eshte vend i bukur. Kemi vizituar Saranden, Ksamilin, tani jemi në kryeqytet. Njerezit janë shume te mire dhe miqesorë. Pamja nga ndertesa  ketu shumë e bukur.”

“Pamja nga lartesia ketu shumë këndshem. Të ofron një fotografi të bukur të Tiranës.”

“Jam nga Franca. Eshtë interesante ta shohësh Tiranën nga ketu. Ndodhemi në Shqiperi për herë të parë dhe njerëzit janë shumë të sjellshëm.”

“Jam nga republika çeke. Për herë të parë vizitoj Shqiperinë. Po eksplorojmë Tiranën, do të shkojmë edhe në Krujë. Tirana ka shumë histori, disa ndërtesa tregojnë periudhën komuniste. “

Rreth 500 persona në muaj vizitojnë kullën e sahatit, numri i tyre është rritur ndjeshëm vitet e fundit.

“Patjeter qe fluksi eshte i dukshem dhe kulla si monument i pare i Tiranes ka shume kerkesa. Turistët janë nga Italia, gjermania, Meksika, India etj.”

Kulla e sahatit është një nga monumentet kulturore të kategorisë së parë më të rëndësishme të Tiranës dhe simbol i trashëgimisë së vjetër të kryeqytetit. Ajo u ndërtua në vitin 1822 me iniciativë të Haxhi Et’hem Beut nga ndërtues të Tiranës dhe zonës së Gollobordës, të shquar për mjeshtrinë e tyre në ndërtim./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!