Kartelet e drogës janë “punëdhënësi” i pestë më i madh në Meksikë

schedule22:51 - 21 Shtator, 2023

schedule 22:51 - 21 Shtator, 2023

Grupet e krimit të organizuar në Meksikë kanë rreth 175,000 anëtarë dhe janë punëdhënësi i pestë më i madh në vend, tregojnë kërkimet shkencore.

Shkencëtarët, të cilët botuan kërkime në revistën Science, përdorën të dhëna 10-vjeçare për vrasjet, personat e zhdukur dhe burgosjet, si dhe informacione mbi marrëdhëniet e bandave rivale.

Mënyra më e mirë për të reduktuar gjakderdhjen, argumentojnë ata, do të ishte zvogëlimi i rekrutimit të karteleve. Burgosja e më shumë anëtarëve në fakt do të rriste shkallën e vrasjeve.

Sa i përket profilit të anëtarëve, studiuesit theksojnë se ai përfshin të rinj nga klasa punëtore që rekrutohen nga kartelet si persona të armatosur (sicario), deri në ish-pjesëtarë të Policisë apo Forcave të Armatosura nga vendet e Amerikës së Jugut.

Numri i vrasjeve në Meksikë u trefishua midis 2007 dhe 2021, raporton Guardian, qeveria njoftoi se u regjistruan 34,000 viktima. Pothuajse 27 viktima për çdo 100,000 banorë, Meksika është një nga vendet më të rrezikshme në Amerikën Latine.

Në Meksikë, janë dy banda të mëdha rivale, karteli Sinaloa dhe karteli Jalisco New Generation. Studiuesit identifikuan 198 grupe të tjera që janë disi më të ndara nga dy të mëdhenjtë dhe gjithashtu marrin përsipër mosmarrëveshjet lokale.

Megjithatë, studiues të tjerë shprehin dyshime për atë që ne e përkufizojmë si “anëtar karteli”. Në anëtarë të kartelave përfshihen politikanët të financuar nga karteli ose banditët që bashkëpunojnë edhe sikur një herë, jo të gjithë anëtarët janë të përfshirë në aktivitete të dhunshme.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!