Ekzekutohen në Meksikë 9 anëtarë të komunitetit amerikan të Mormonëve: tre gra dhe gjashtë femijë

schedule09:49 - 5 Nëntor, 2019

schedule 09:49 - 5 Nëntor, 2019

Të paktën tre gra dhe gjashtë fëmijë të komunitetit amerikan mormon u vranë në veri të Meksikës.

Një nga të afërmit e viktimave u shpreh se kushërira e tij ishte qëlluar për vdekje teksa ndodhej në automjetin e saj bashkë me katër fëmijët, rrugës për në aeroport. Ngjarja ndodhi në një zonë të njohur për trafikantët e drogës dhe bandat.

Pas masakrës, automjetit iu vu zjarri me trupat e pajetë Brenda saj. Dy automjete të tjera u gjetën disa orë më vonë, me trupat e pajetë të dy grave të tjera dhe dy fëmijëve. Të oaktën pesë fëmijë të tjerë, nëjri prej tyre I  plagosur, arritën të largoheshin në këmbë dhe një vajzë u shpall e zhdukur pasi kishte vrapuar në pyll për t’u fshehur.

Sulmi ndodhi në një zonë pranë kufirit me Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Një tjetër anëtar I kësaj familjeje, themelues I një grupi për luftën kundër krimit, në zonë, u vra në vitin 2009.

Komuniteti mormon në zonë përbëhet nga pasardhës të mormonëve të cilët u larguan nga Shtetet e Bashkuara të AMerikës në shekullin e 19 pasi persekutoheshin për traditat e tyre, përfshirë dhe poligaminë.

Shumë mormonë në Meksikë kanë dy nënshtetësi, atë meksikane dhe atë amerikane. Në Meksikë janë regjistruar 250 mijë vrasje që kur qeveria vuri në gadishmëri ushtrinë për të luftuar trafikun e drogës në vitin 2006.

Shuëm ekspertë fajësojnë luftën kundër drogës, për episodet e dhunës, ndërsa bandat vendase luftojnë me njëra tjetrën dhe me ushtrinë

./abcnews.al