Kartelat e të vdekurve me Covid-19, QSUT dhe mjekësia ligjore “luftë” për kompetencat

schedule15:43 - 20 Nëntor, 2020

schedule 15:43 - 20 Nëntor, 2020

Drejtori i Mjekësisë Ligjore nuk ka preferuar të përfshihet në këtë debat duke u shprehur se Morgu nuk është në varësi të Mjekësisë Ligjore, por në varësi të Qendrës Spitalore Universitare Nënë Tereza.

Sipas kreut të këtij institucioni, pacientëve me koronavirus që ndërrojnë jetë në spitalin Covid-1 dhe Covid -2 u plotësohet kartela e vdekjes nga vetë spitali dhe mjeku që i ka ndjekur.

Më pas, ata i drejtohen morgut, por nuk u bëhet ekspertizë mjeko-ligjore për shkak të masave anti-Covid.

Skaneri mund t’i nxjerrë si të sëmurë me Covid, por nëse tamponi ka rezultuar negativ, atëherë këta pacientë nuk listohen si vdekje nga koronavirusi.

Pranë morgut nuk mungojnë familjarët të cilët vijnë për të tërhequr kartelat e vdekjes së të afërmve të tyre pas disa ditësh nga vdekja e tyre. /abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!