Kartat bankare në shifra rekord/ BSH: Rreth 70% e popullsisë përdorin karta për pagesa e blerje

schedule14:23 - 25 Dhjetor, 2023

schedule 14:23 - 25 Dhjetor, 2023

Qytetarët shqiptarë po përdorin në masë karatat bankare për blerjen e produkteve apo të shërbimeve të ndryshme.Statistikat zyrtare të Banëks së Shqipërisë tregojnë se gjatë 2023 përfshirja financiare e popullisë ka arritur në 70 %.

Ndërkohë që karat banakre në qarkullim rezultojnë se janë 1 milionë e 418 mijë në total.Kjo shifër rezulton të jetë më e larta në dekadat e fundit.Ndërkaq pagesat për frymë të popullsisë madhore rezultuan 20 për vitin 2023, nga 17 një vit më parë.

Shumë biznese tashmë ofrojnë mundësinë për të bërë pagesa me anë të kartave duke e bërë më praktike për qytetarët të cilët nuk janë të detyruar të mbajnë CASH me vete. Turizmi duket se ka qenë një shtysë për rritjen e numrit të dyqaneve që kanë vendosur në përdorim sistemin e pagesaës me anë të kartave bankare.

Deri në nëntor Shqipërinë e kanë vizituar në total 9.5 milionë shtetas të huaj. Ndërkohë Qeveria dhe Banka e Shqipërisë ka në plan që të zgjerojë përdorimin e kartave bankare.

Tashmë është miratuar ligji për llogaritë bazike në bazë të cilit bankat e nivelit të dytë do të jetë e detyruar të hapë llogari pa asnjë lloj kostoje për të gjitha shtresat e popullsisë që ende nuk e kanë një llogari të tillë si pensionistët apo ata që trajtohen me ndihmë ekonomike si dhe pagegesë papunësie.

Në rastin e llogarisë bazike këtyre pensionistëve do ti mundësohet hapja e një llogarie do t’u jepet një kartë debiti duke bërë të mundur që ata vetë, apo njerëzit e afërt të tërheqin paratë kurdo qoftë nëpërmjet kësaj banke apo ATM-ve kudo që ato janë./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!