Futbollistja e talentuar e Vllaznisë, Megi Doçi, prej vitesh po përflitet si futbollistja më e mirë shqiptare. Sot, Doçi është e ftuar në studiot e ABC News, në “Pressing”, ku foli për kombëtaren e femrave, si dhe për rikthimin e Armir Grimës, që pati disa probleme ligjore. Në fjalën e saj, Doçi tha: “Sigurisht që rikthimi i profesor Mirit mendoj se është një motiv më i mirë për ne, pasi u shpall u pafajshëm.
Është motiv më i madh për ne duke parë që kemi një ndeshje ndaj Skocisë me datë 9 në “Elbasan Arena”. Duhet pasur parasysh që kemi nevojë për shumë mbështetje dhe profesor Miri ka bërë një punë të shkëlqyer. Unë personalisht dua të bëhem trajnere kur ta mbyll me futbollin, është gjithçka që më pëlqen shumë”./abcnews.al