“Karnavalet e Korçës”, Inva Mula risjell në skene pas 45 vitesh veprën e të atit

schedule10:26 - 23 Shkurt, 2023

schedule 10:26 - 23 Shkurt, 2023

Sopranoja shqiptare me famë ndërkombëtare, Inva Mula ka risjell pas 45 vitesh operetën “Karnavalet e Korçës” në nder të ditëlindjes së babait të saj të ndjerë Avni Mula.

Ajo ka zgjedhur si soliste, soprano Marina Kurti, e cila e ftuar në “ABC e Mëngjesit”, ka zbuluar disa “sekrete” nga opereta. Ndër të tjera, ajo ka theksuar se ndihet e gjithë atmosfera e Korçës së vjetër që është aktuale edhe në ditët e sotme.

Mund të them që për mua ky rol është si një ëndërr dhe për më tepër bashkëpunimi me të madhen Inva Mula. Tashmë në këtë produksion Inva vjen si regjisore e Karnavaleve. Përgatitjet kanë qenë me një seriozitet të një niveli shumë të lartë, sigurisht si gjithmonë. Por këtë herë ishte një vepër shqip, regjisore shqiptare, dirigjente shqiptare, Elda Laro, e cila vjen nga Berlini për të dirigjuar veprën Karnavalet, skenograf dhe kostumografe shqiptare, i gjithë kasti shqiptar. Kjo operetë vjen në dy kaste që do të thotë ka dy dublant, kemi familjen Samarxhi, e famshmja korçare, pastaj kemi shumë personazhe të tjerë, Doktorin e Mushkonjave, Lonin, Perfektin dhe shumë të tjerë si kori, orkestra.

Janë të marra të gjitha fotografitë dhe të vendosura aq bukur në kuintat e skenës dhe e gjithë ngjarja zhvillohet aty, dmth është Korça e vjetër dhe historia e bukur, e cila edhe pse e shkruar në atë kohë, është aktuale edhe sot”, u shpreh Maria./abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!