‘Karma’ pretendente për fitore? Anxhela Peristeri flet për garën dhe Eurovision 2021

schedule18:38 - 19 Nëntor, 2020

schedule 18:38 - 19 Nëntor, 2020

“Karma” është kënga me të cilën këngëtarja Anxhela Peristeri prezantohet ne Festivalin e Këngës në RTSH. Por a e synon ajo Eurovizionin? Kësaj pyetje kengetarja iu përgjigj në programin ‘ABC e Pasdites” me moderatorin Ermal Peçi.

Ajo tha se fokusi i saj është Festivali i 59, vetëm për atë mendon, nëse do të dal fituese do të mendojë për Eurovizionin.

“Për momentin jam duke menduar vetëm për Festivalin, për paraqitjen time skenike, se si do ta këndoj këngën. Në qoftëse rezulton kënga ime fituese ateherë do filloj të mendoj për më tej”.

Këngëtarja u shpreh se eshtë diçka shumë e mirë që në këtë periudhë të vështirë po realizohet festivali, pasi kengëtaret kanë nevojë sepse psikologjia i ka rënë shumë.

“Festivali nuk është ndërprere ndonjë vit, dhe nuk kishte pse të ishte ky viti që do e gjunjëzonte”.

Për herë të parë ajo e këndoi LIVE këngën ndërsa për zërat që diskutohen si trumfues tha se gjithmonë në çdo garë do ketë të tilla përflitje.