Anxhela Peristeri këndoi sonte e dyta në finalen e “Eurovision” dhe performanca mund të përmblidhet me dy fjalë: Energjike dhe perfekte.
Këngëtarja dukej shumë e bukur me veshjen e saj që tërheq jo pak vëmendjen, ndërsa me vokalin perfekt, gjatë performancës i bëri të gjithë të ngrihen në këmbë.
Me paraqitjen ku çdo gjë ishte në nivel, nga zëri tek imazhi, Anxhela elektrizoi skenën e madhe dhe fitoi duartrokitjet e ngrohta të spektatorëve. Efektet dhe vetë skena ishte absolutisht e shkëlqyer.
Tani i urojmë vetëm fat, sepse asgjë tjetër nuk ka munguar në këtë performancë. /abcnews.al/