“Karikatura e Trump” pushon nga puna satiristin

schedule17:30 - 2 Korrik, 2019

schedule 17:30 - 2 Korrik, 2019

Një satirist kanadez, është pushuar nga puna pas 17 vjetësh pasi publikoi në profilin e tij në Twitter një karikaturë të presidentit amerikan Donal Trump duke luajtur golf pranë trupave të pajetë të dy emigrantëve të mbytur pak ditë më parë.

Presidenti amerikan Donald Trump dhe pasioni i tij për lojën e golfit vijojnë të përçajnë opinionin publik dhe në rrjetet sociale. Por këtë herë çdo gjë ka ndodhur pa dijeninë e kreut të shtëpisë së bardhë. Një satirist kanadez Michael De Ader është pushuar nga puna pasi kishte publikuar në Twitter një karikaturë të presidentit amerikan.

Në vizatim shihet Trump i cili zbret nga makina e golfit me një shkop me dorë duke kërkuar që të kalojë dhe të vazhdojë lojën. Por ai i kërkon leje për të kaluar Oskar Martinez Ramirez dhe vajzës së tij 23 muajshe, dy emigrantëve që humbën jetën në përpjekje për të kaluar Rio Granden. Fotografia shokuese bëri xhiron e botës brenda pak orësh. Sfondi i vizatimit është lumi meksikan me dy trupat e pajetë pranë njëri tjetrit.

Në diciturën që e shoqëron shkruhet: E keni problem nëse vazhdoj lojën?.

Por ky publikim ka ngjallur shumë reagime për faktin nëse është e mundur që të përdoren dy trupa të pajetë për të bërë ironi ose politikë. Satira është një degëzim i lirisë së mendimit e cila mbrohet nga kushtetuta por cili është kufiri i saj? Kufiri mes lirisë së mendimit dhe ofendimit të personazhit publik është gjithnjë më e hollë. Mjafton të mendosh për indinjimet që shkaktuan disa nga kopertinat e francezes “Charlie Hebdo”, e cila u bë objektiv i sulmeve terroriste.

Sipas shumë analistëve në këtë histori të lë një shije të keqe bashkimi i Trump dhe i çdo lloj sporti me dy të mbytur.

Por presidenti i shoqërisë kanadeze të karikaturistëve, Ues Tirell, u shpreh se De Ader u pushua nga puna pas 17 vitesh sepse Donald Trump është një tabu për grupin editorial ku punonte ai, sepse ka biznese dhe në Shtetet e Bashkuara të Amerikës./ABC News Albania 24/7

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!