Kardiologët këshillojnë: Ky është ushqimi i duhur për një zemër të shëndetshme

schedule11:50 - 29 Tetor, 2022

schedule 11:50 - 29 Tetor, 2022

Kolesteroli i lartë është veçanërisht i rrezikshëm për shëndetin, sepse nuk jep simptoma specifike dhe mund të zbulohet vetëm me një analizë gjaku. Nuk janë të rralla rastet që vlerat të rriten për një kohë të gjatë përpara se të mbërrijë konfirmimi zyrtar nga mjeku dhe akumulimi i kolesterolit të keq LDL mund të shkaktojë probleme serioze kardiovaskulare.

Për fat të mirë, kolesteroli i lartë mund të korrigjohet me dietë, dhe shkencëtarët nga Harvard rekomandojnë një ushqim në veçanti për të ulur kolesterolin. Kolesteroli i ngritur është veçanërisht i rrezikshëm për shëndetin, sepse nuk jep simptoma specifike dhe mund të zbulohet vetëm me një analizë gjaku. Nuk janë të rralla rastet që vlerat të rriten për një kohë të gjatë përpara se të mbërrijë konfirmimi zyrtar nga mjeku dhe akumulimi i kolesterolit të keq LDL mund të shkaktojë probleme serioze kardiovaskulare.

Për fat të mirë, kolesteroli i lartë mund të korrigjohet me dietë, dhe shkencëtarët nga Harvard rekomandojnë një ushqim në veçanti për të ulur kolesterolin.

“Një përbërës që gjendet në ushqime të ndryshme mund të ndihmojë në uljen e nivelit të kolesterolit”, pohojnë ekspertët e këtij universiteti prestigjioz.

Ushqimi në fjalë është soja dhe Organizata Britanike e Shëndetësisë e cilëson atë si ushqimin “perfekt” për një zemër të shëndetshme.

Është vërtetuar se niveli i kolesterolit të keq tek femrat rritet pas menopauzës. Isoflavonet (përbërësit bimorë në soje që veprojnë si një hormon i dobësuar) imitojnë rolin e estrogjenit, ndaj mjekët rekomandojnë sojen për gratë që po kalojnë këtë periudhë të jetës.

Soja është një zëvendësues i shkëlqyer i mishit sepse përmban më pak acide yndyrore të ngopura, të cilat rrisin nivelin e kolesterolit në gjak.

Soja nuk është vetëm një burim i mirë proteinash, por është gjithashtu i pasur me fibra bimore, vitamina të kompleksit B dhe antioksidantë. Përfshini në dietën tuaj: sojë, drithëra me sojë, qumësht dhe kos soje./abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!