Karantinohen dy persona të infektuar me koronavirus te Konvalishenca në Durrës

schedule11:50 - 21 Mars, 2020

schedule 11:50 - 21 Mars, 2020

Dy persona të infektuar me koronavirus janë shtruar në Konvalishencën e Durrësit, që është kthyer në një karantinë. Gazetari Leonidha Musaj raporton për abcnews.al se dy personat janë shtruar dy ditë më parë dhe janë në listën e personave të prekur me Covid-19 në Shqipëri.

Dy personat kanë rezultuar pozitiv po marrin trajtim te shtëpia e pushimit të ushtarakëve, që tashmë është nën mbikqyrjen e ministrisë së Shëndetësisë. Gazetari sqaron se dy pacientët janë shtruar aty me qëllim për të ulur rrezikun e infektimit të personave të tjerë.

Në Durrës janë të konfirmuar 5 të prekur me koronavirus, ndërs anë total numri i te infektuarve në të gjithë vendin ka shkuar sot 76. /abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!