Ka përfunduar mbledhja e Task Forcës për zhvillimet e fundit në lidhje me masat e marra për parandalimin e përhapjes së koronavirusit.
Ekspertja e ISHP-së nga Task-Forca, Eugena Tomini në një deklaratë për mediat siguroi që karantina nuk është brenda QSUT.
Nga Ministria e Shëndetësisë bëhet me dije se janë marrë të gjitha masat dhe se po tregohet kujdes ndaj personave që kanë histori udhëtimi në vendet e prekura nga koronavirusi.
Janë testuar 17 raste, 8 prej tyre kane pasur histori udhëtimi me Kinën dhe 9 me Italinë. 24 orët e fundit 3500 udhëtarë kanë pasur histori udhëtimi me vendet e prekura nga virusi. Ata që kanë pasur shenja të temperaturës apo kollës të telefonojnë në numrin 127. Udhëtarët vlerësohen përmes temperaturës. Personat që janë futur në karantinë në pjesën veriore në Itali nuk dalin nga karantina. Ata që kanë temperaturë duhet të vetëkarantinohen në shtëpi dhe të marrin rekomandime. Është shumë e rëndësishme që bashkëpunimi të jetë vendimtar. Bëj thirrje që gjithë udhëtarët të respektojnë masat”, deklaroi Tomini.
Sa të sigurt jeni që personat e dyshuar do të vetëkarantinohen?
Tomini: Është e rëndësishmë që bashkëpunimi me popullatën të jetë vendimtar. Duhet të respektohen masat e marra nga Ministria.
Karantina është në QSUT?
Tomini: Procedurat janë ndjekur hapa pas hapi, nuk është brenda qendrës spitalore. Garantoj që karantina i plotëson të gjitha kushtet./abcnews.al