Karamuço: Takimi i bosëve të drogës në Dubai që tërhoqi vëmendjen e DEA-s, u përgjuan përmes dritareve

schedule23:15 - 19 Nëntor, 2022

schedule 23:15 - 19 Nëntor, 2022

Në Dubai duket se ka një përqendrim jo vetëm të njerëzve të krimit, por dhe strukturave ligjzbatuese ndërkombëtare.

Një hotel në qytetin luksoz të Emirateve të Bashkuara, u detyrua të ndërronte xhamat, pasi DEA e struktura të tjera të rendit, përdorën teknologji të reja përgjimi.

Ekspert i çështjeve të sigurisë, Ervin Karamuco tha në emisionin Log ,se si pasojë e këtij aksioni u arrestuan 4 bosë të mëdhenj të drogës.

“Tek një hotel filloi e gjitha historia. Këtu filluan të ngrihen radarët e VEA, Dea, FBI, Europolit, Interpolit. Çfarë ndodhi aty në 2017-n? aty u takuan 4 kokat më të mëdha të trafikut ndërkombëtar të kokainës, që zhvendosin në të gjithë globin 1/3 e saj. Njëri ishte boshnjak, njëri hollandez, njëri irlandez dhe tjetri Italian i lidhur me Marokun. U interceptuan nga ana e Deas të gjitëh pazaret që bënë këta të 4 për 10 vitet e ardhshme. Jo vetëm do të ndiqnin disa linja të caktuara, strategjia e tyre ekonomike. DEA i interceproi, përgjoi dhe I arrestoi. Më pas u ekstraduan. I fundit Raffaele Imperiale, vetëm para 8 muajsh u ekstradua në Itali e më një presion shumë të madh.”-tha Karamuco

Agjencitë patën probleme me hotelin, sipas ekspertit..

“ Janë ndërruar dhe xhamat pas kësaj. Aty hoteli akuzoi organet ligjzbatuese, përfshirë dhe policinë se kishin futur teknikë përgjimi Brenda hotelit duke shkelur privatësinë. Strukturat ekspozuan mjetet e përdorura për përgjim, që ishin përgjues parabolikë që janë me rreze lazer. Godanin në xham dhe nëpërmjet vibrimit e c’kodifikojnë atë që thuhet. Kjo ka ndodhur dhe me Financial Times në Londër.” vijoi Karamuço.

Por nuk janë strukturat e rendit ato që përdorin këto pajisje përgjimi parabolik.

“Sa herë shkojnë nëpër shtëpi nuk marrin më detektorë të brendshëm për të kontrollua, ndërrojnë  xhamat. Ka xhama që nuk e lejojnë. Por me këtë histori nuk merren ekspertët tanë, por izraelitë.”-tha ai.

Ndërsa analisti Mentor Kikia e argumenton kështu praninë e njerëzve të krimit në Dubai, ku shumë pak shtete kanë marrëveshje ekstradimi.

“ Dubai është një qytet i ngritur mbi hic dhe nga hiçi. Ku nuk ka as bujqësi, as industri, as pyje as lumenj. Që e gjithë kjo xhungël e pasur të mbijetojë, do fluks me para. U ka hapur derën të gjithë njerëzve të pasur pa pyetur nga i kanë bërë paratë. Ka dhe njerëz nga Shqipëria, që edhe po të kishte marrëveshje ekstradimi nuk do ti tërhiqte dot se nuk e ka fuqinë..”- tha Kikia në emisionin Log, mbrëmjen e së premtes.

/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!