Karamuço: Ritet satanike janë shtuar, Policia e Shtetit duhet të bllokojë faqet në rrjetet sociale

schedule15:50 - 24 Shkurt, 2022

schedule 15:50 - 24 Shkurt, 2022

Në studion e ABC Live, eksperti i kriminalistikës, Ervin Karamuço foli për fenomenin mjaft shqetësues në vendi tonë atë të riteve katanike. Deri më sot katër persona kanë humbur jetë në mënyrë të mistershme, pasi aplikonin këto ritme.

Eksperti tha se fenomeni është shtuar ndjeshëm, edhe në rajon dhe kontinent. Karamuço  tha se e rëndësishme është që mediat të vazhdojnë të bëjnë denoncimet, pasi vetëm në këtë mënyrë shpëtohen jetë.

“Janë fenomene që janë shtuar. Në të gjithë rajonin edhe më gjerë. Jo vetëm me magji të thjeshta, por po flasim për një ushtri të madhe të adhuruesve të djallit. Ajo që është ngritur me të madhe ka qenë emancipimi shoqëror, e keni bërë ju në ABC, e keni pasur mision pothuajse prej një vit që ta ngrejë me të madhe sa herë ka pasur denoncime. Në fund të fundit ne po shpëtojmë jetë me këtë. Ndonjëherë më marrin u them unë nuk jam fallxhor, nuk shikoj kafe.

Ky mision është kuptuar shumë mirë edhe nga televizionet e tjera. aty po sakrifikohet një kafshë dhe nesër mund të jetë një njeri. Pati një kureshtje të madhe dhe pastaj kaloi në formë të denoncimit. Mediat janë një dritare shumë e madhe që njerëzit arrijnë të kuptojnë të gjithë këtë situatë”, tha ai.

Duke iu referuar rastit të Evgjeni Baxhos dhe dosjes hetimore, Karamuço tha se këta njerëz kanë një mision shumë të qartë për të nënshtruar atë kategori që janë kureshtarë. Eksperti tha se ata veprojnë haptazi në rrjetet sociale dhe policia e shtetit minimumi duhet t’i kishte bllokuar këto faqe.

“Në dosjen hetimore të Evgjeni Baxho janë aty të printuara disa komunikime që ajo ka pasur me persona që kanë lidhje me ritualet. Nga ajo është konstatuar sepse prokurorët kanë qenë skeptikë për çfarë bëhet fjalë. Është riafirmuar ajo që në kemi thënë që në prill të vitit të kaluar: po aty ka një ritual. Nga ato letra është vërtetuar që këta njerëz kanë një mision shumë të qartë për të nënshtruar të gjithë këta kategori që janë kureshtarë që mendojnë se aty mund të gjejnë energji dhe këto lloj kategorish janë të margjinalizuar…unë pres të ndodhin raste të tjera sepse aktiviteti është shumë i shtuar. Nuk vjen gjë nga goja, por të paktën të merren hapa që të mos vijojë kaq haptazi. Janë çdo ditë në rrjetet sociale, ftojnë të bëheni pjesë e adhurimit për djallin. Minimalja që duhet të kishte bërë Policia e Shtetit të kishte bllokuar faqet. Nuk e ka bërë akoma”, tha ai. g.v/abcnews.al