Karadaku: Nuk ka presion nga SHBA dhe BE ndaj vendeve të Ballkanit për tu bërë pjesë e “Ballkanit të Hapur”

schedule23:13 - 28 Prill, 2022

schedule 23:13 - 28 Prill, 2022

Gazetarja Linda Karadaku e ftuar në “Log.” në Abc të gazetarit Ednri Xhafo, ka deklaruar se asnjë vend i Ballkanit nuk ka presion nga SHBA apo BE për tu bërë pjesë e “Ballkanit të Hapur”.

Ajo theksoi se marrëdhënia mes Ramës dhe Vuçiç shkon përtej “Ballkanit të Hapur” pasi ata duan të ndërtojnë diçka ku ata të jenë “baballarët”, e cila sipas Karadakut më shumë i intereson presidentit të Serbisë.

Nuk ka presion amerikan apo të BE-së ndaj vendeve të Ballkanit për t’iu bashkuar “Open Ballkan” Në rastin e marrdhënies nes Ramës dhe Vuçic, shkon përtej Ballkani të hapur. Zoti Rama kërkon të ndërtojë diçka me zotin Vuçi që të ndërtojnë diçka për tu bërë “baballarët e diçkaje”, tha Karadaku.

/Abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!