Karacic: Vllaznia kundërshtar i pakëndshëm, Siroki im mbetet favorit

schedule17:58 - 15 Qershor, 2021

schedule 17:58 - 15 Qershor, 2021

Siroki Brijeg është kundërshtari i Vllaznisë në Conference League. Shorti vendosi nënkampionët e Shqipërisë dhe fituesit e Kupës së Republikës përballë skuadrës boshnjake.

Toni Karacic, trajneri boshnjak i Siroki ka dhënë një prononcim të shkurtër në lidhje me shortin. Vllazninë e konsideron ekip të sikletshëm, por ai dhe ekipi i tij do të synojnë kualifikimin.

Vllaznia është një kundërshtar i pakëndshëm. Sidoqoftë, ne e pranojmë rolin e favoritit dhe do të japim gjithçka në dy ndeshjet ndaj tyre.

Përgatitjet verore do t’i nisim së shpejti, do e shfrytëzojmë një gjë të tillë për të qenë gati kundër nënkampionëve të Shqipërisë.

Kemi objektiv kalimin në raundin e dytë, kështu që le të shpresojmë për më të mirën. Nuk do të humbas shumë kohë me ekipin kundërshtar.

Ne duhet të fokusohemi vetëm te vetja jonë nëse duam të realizojmë objektivin“, deklaroi trajneri i skuadrës boshnjake.

Ndeshjet e turit të parë janë programuar të zhvillohen më 8 dhe 15 korrik. Shkodranët e Thomas Brdaric do e luajnë sfidën e parë në transfertë. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!