Karabinierët arrestojnë shqiptarin e “tërbuar”, kafshoi dhe goditi me kokë efektivët gjatë ndjekjes

schedule16:18 - 3 Qershor, 2022

schedule 16:18 - 3 Qershor, 2022

Një 30-vjeçar shqiptar i cili mbante gërshërë dhe qëndronte pranë një makine ku kishte një person është ndjekur nga policët, të cilët më pas i ka sulmuar para se të arrestohej.

Ngjarja ka ndodhur në Porto Sant’Elpidio, Itali.

Ndërsa po përpiqej të arratisej, 30-vjeçari hodhi gërshërët në oborrin e një shtëpie dhe vazhdoi vrapin e tij drejt shëtitores Europa, ku u ndalua. Shqiptari sulmoi me shqelma dhe grushte karabinierët, goditi me kokë njërin prej policëve, ndërsa një tjetër e kafshoi në krahun e djathtë duke e lënë të plagosur.

Më pas 30-vjeçari u arrestua për veprën penale të rezistencës dhe plagosjes së një funksionari publik.

Ndërhyrja e karabinierëve nisi pas denoncimit në sallën e operacionit për një person të armatosur me gërshërë.

Me të mbërritur në vendngjarje, policët kanë vënë re 30-vjeçarin, i cili kur i ka parë ka tentuar të arratiset. Shqiptari u shoqërua në komisariat. Ansa shkruan se për 30-vjeçarin u vendos masa e sigurisë “arrest shtëpiak.”/abncews.al/