Erando Karabeci u largua pas 11 sezoneve nga Tirana. Mesfushori fitoi titullin kampion sezonin e fundit me bardheblutë dhe zgjodhi të vazhdojë karrierën te Teuta e Edi Martinit. Disa rroga nuk i ka marrë akoma dhe 32-vjeçari ka vendosur të padisë ish-klubin e tij në Dhomën e Zgjidhjes së Konflikteve (DHZK).
Panorama Sport raporton se lojtari ka depozituar prej ditësh kërkesën e tij në zyrën juridike dhe gjyqi ka nisur. DHZK ka njoftuar Tiranën, por këta të fundit nuk kanë dërguar asnjë përfaqësues në seancën e parë të ballafaqimit.
Vendimi final do të merret më datë 23 tetor. Pas vendimit që do të marrë DHZK, palët kanë të drejtë të ankimojnë vetëm në Gjykatën e Arbitrazhit Sportiv në Zvicër. Karabeci përfitonte një rrogë prej 6 milion lekësh të vjetra në muaj te Tirana dhe shuma e prapambetur mendohet të arrijë deri në 100 milion lekë të vjetra.
Raste të reja me koronavirus te Vllaznia. Klubi shkodran është më i prekuri nga pandemia dhe mbrëmjen e kaluar kanë rezultuar pozitivë katër futbollistë: Victor da Silva, Ismael Dunga, Mevlan Adili dhe Christopher Mandiangu, të cilët janë izoluar menjëherë.
Pozitiv edhe shoferi i autobusit të kuqebluve, teksa të njëjtin fat patën ditë më parë emra si Erdenis Gurishta, Eni Imami, Herald Marku, Uheid Hoxha, Aleksandar Isaevski dhe zv trajneri Elvis Plori. Tre të parët janë shëruar, duke ia dalë të mposhtin sëmundjen. /abcnews.al