Karabeci: Kallaku i mungon Superiores, Teuta ekip për kreun! Tirana? Ringrihet sërish

schedule09:51 - 16 Shkurt, 2021

schedule 09:51 - 16 Shkurt, 2021

Erando Karabeci, mesfushori i Teutës, shënoi golin e dytë në ndeshjen e fundit që durrsakët fituan me Skënderbeun. Mbrëmjen e djeshme, ish-kapiteni i Tiranës ishte pjesë e emisionit “Pressing” në ABC dhe foli për ecurinë e skuadrës së tij, problemin e golave, mungesën e Sherif Kallakut dhe për bardheblutë që ai i ka në zemër.

“Barazimet e shumta në shtëpi? Është e drejtë, duhen më shumë fitore se barazime. Ka qenë çështje fati, ia kemi bërë hyzmetin. Kemi lënë shumë pikë brenda. Shpresoj të bëjmë kthesën. Jemi ekip i ndërtuar për në krye të kualifikimit, janë 20 titullarë në skuadër. Konkurrenca e rrit ekipin. Janë edhe dy faza kampionat, t’i shohim ndeshjet një e nga një.

7 pikë nuk janë pak, por as shumë. Ka ende pikë në lojë dhe ndeshjet direkte do vendosin. Aty do zgjidhet kush lufton për titull dhe për Europë. Nuk do jenë 4-5 ekipe deri në fund për titull. Do ngushtohet rrethi. Ky është parashikimi im. Nuk do ketë më shumë se tre ekipe për kreun, por duhet parë deri në fund”.

“Finalizimi? Janë disa ndeshje brenda dhe ekipet janë mbyllur në mbrojtje. Është e vështirë, kur dihen diferencat. Nuk ka ardhur kush në Durrës të na dominojë dhe sulmojë. Ndaj nuk i kemi zgjidhur ndeshjet brenda, kurse jashtë kemi fituar”.

Teuta e ka vuajtur largimin e Sherif Kallakut, i cili tani luan në Kroaci me Lokomotivën e Zagrebit. Karabeci në lidhje me fantazistin u shpreh: Kallakun nuk e kam pasur shok skuadre, por kam luajtur kundër. Ai i mungon Superiores. Nuk ka lojtarë me cilësitë e tij. Gjithsesi kemi lojtarë me kualitet. Sulmi unë mund ta bëjë diferencën. Ai ishte një tjetër kualitet”.

“Tirana? Duke e parë nga jashtë mendoja se do ishte më mirë. Lojtarët i ka, janë cilësorë dhe të dalluar. E nisën jo mirë. Nuk di çfarë të them më shumë. Mendoj se mund të ngrihen, pasi i kanë cilësitë. Egbo ka bere një punë të mirë, mbajti harmoninë në grup. Unë i kam shokë ata dhe besoj se ka harmoni”, tha mes të tjerash Karabeci. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!