Kapshticë, arrestohet një doganier për korrupsion

schedule09:46 - 24 Maj, 2018

schedule 09:46 - 24 Maj, 2018

Një doganier u arrestua në pikën e kalimit kufitar të Kapshticës. Ai është Genci Laçaj, 50 vjeç, nga Vlora, por me detyrë në doganën e Kapshticës. Arrestimi i tij u bë pasi, dyshohet që ka lejuar kalimin e një kamioni mbi të cilin ishte ngarkuar një mjet tjetër tip kamionçinë e dëmtuar, me targa dhe dokumentacion të dyshuar si të falsifikuara, duke shmangur detyrimet doganore për këtë të fundit. Materialet i kaluan Prokurorisë të Rrethit Gjyqësor Korçë, për veprime të mëtejshme.

Njoftimi i Policisë

Arrestohet një doganier për veprën penale “Korrupsioni pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike”.

Specialistët e Sektorit të Hetimit në Drejtorinë Vendore të Kufirit dhe Migracionit Korçë, në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Korçë, mbi bazën e një hetimi të kryer me metoda speciale, bënë të mundur arrestimin e shtetasit:

Genci Laçaj, 50 vjeç, banues në Vlorë, me detyrë doganier pranë PKK Kapshticë.

Arrestimi i tij u bë pasi, dyshohet së ky shtetas më datë 10.05.2018, në hyrje të Republikës së Shqipërisë, ka lejuar kalimin e një mjeti tip kamion me drejtues shtetasin L.A, mbi të cilin ishte ngarkuar një mjet tjetër tip kamionçinë e dëmtuar, me targa dhe dokumentacion të dyshuar si të falsifikuara, duke shmangur detyrimet doganore për këtë të fundit.

Materialet i kaluan Prokurorisë të Rrethit Gjyqësor Korçë, për veprime të mëtejshme, bazuar në nenin 259 të Kodit Penal. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!