“Kapni sfurqet”, Kim dënon deklaratën e Metës: Ata që nxisin dhunë do të mbajnë përgjegjësi

schedule21:57 - 23 Prill, 2021

schedule 21:57 - 23 Prill, 2021

Ambasadorja amerikane Yuri Kim ka dënuar thirrjet e forta që qytetarët të kapin armët e ftohta. Kim duke iu referuar thirrjes së presidentit për të kapur sfurqet,  thotë se këto deklarata duhen dënuar.

Në një postim në rrjetet sociale, ambasadorja e SHBA shton se ata që nxisin dhunë do të mbajnë përgjegjësi për rezultatet e fjalëve dhe veprimeve të tyre.

“Është e papranueshme për këdo që të kërcënojë se qytetarët do të marrin “sfurqet” në 25 prill ose nëse nuk u pëlqen rezultati i zgjedhjeve. Këto kërcënime meritojnë dënim. Ata që nxisin dhunë do të mbajnë përgjegjësi për rezultatet e fjalëve dhe veprimeve të tyre. Ndal,” shkruan Kim. g.v/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!