Kapllani: Keqardhje për dhuratat që i bëmë Bylisit, jo për humbjen

schedule17:57 - 30 Shtator, 2022

schedule 17:57 - 30 Shtator, 2022

Xhevahir Kapllani, pas humbjes së parë të Erzenit kundër Bylisit foli për Oversport: “Ne vinim nga një pauzë me kombëtaren. Nuk më vjen keq për humbjen, por për dhuratat që i bëmë me shumicë kundërshtarit”.

“Dy golat e parë i kemi pësuar nga goditjet standarde. Sot erdhi çuditërisht një ditë e keqe. Absolutisht nuk kishte shenja nënvlerësimi. Mendoj se jemi munduar të ulim euforinë, por ajo është e pashmangshme në raste të tilla”.

“Duke parë dhe fushën që nuk ishte në nivelin e duhur, donim të luanim me topin e gjatë. Kishim momente që mund të rikuperonim topin donim të kapnim në çekuilibër kundërshtarët. Në momentet e mira meritat i marrin lojtarët. Në raste të këqija, si kjo sot, e merr trajneri”.

“Në momentin që shënuam kisha shpresë se mund të bënim diçka, por ky është futbolli”, tha në përfundon Kapllani. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!