Kapja e kokainës, Anila Hoxha: Përmbysim Europën me kanabis, shqiptarët “dorë e parë” e narkotrafikut

schedule08:53 - 18 Maj, 2021

schedule 08:53 - 18 Maj, 2021

Gazetarja Anila Hoxha e ftuar në ABC-ja e mëngjesit, foli për operacionin e realizuar nga Policia e Kosovës ajo shqiptare dhe italiane me DEA amerikane, ku edhe u kapën 400 kg kokainë.

Hoxha u shpreh se fillimisht informacioni për këtë operacion ishte tepër i rezervuar, ndërsa shtoi se aktualisht po kryhen ende kontrolle.

Gjatë bisedës në studio me gazetarin Enkel Demi, Hoxha tha se Shqipëria është kthyer në një vend burimi për kanabisin.

Informacioni fillimisht ishte tepër i rezervuar. Duhet të kemi parasysh që edhe aktualisht ky operacion vazhdon dhe po kryhen disa kontrolle. Është e konfirmuar që tashmë Shqipëria po përdoret rëndom nga trafikantët e Amerikës Latine. Tani jemi mes më të mirëve trafikantë.

Trafikantë të rëndësishëm kanë krijuar lidhje të drejtpërdrejta. Ne jemi vend burimi për kanabisin, e përmbysim Europën me kanabis. Nga ana tjetër trafikantët dorëzojnë kanabis dhe marrin heroinë për të furnizuar sërish tregun. E rëndësishme është që ndërkombëtarët po arrijnë të kenë deri diku besim sepse ne kemi pasur operacione ku të huajt nuk na kanë besuar”, tha Hoxha.

/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!