Shoqërohet në polici 36 vjeçari Taulant Ahmetsulaj, si autor i dyshuar i ngritjes së një droni mbi burgun e Burrelit.
Policia njofton se në bashkëpunim të ngushtë më Prokurorinë dhe IEVP Burrel, po vijojnë hetimet për sqarimin dhe dokumentimin e plotë të rrethanave të këtij rasti.
Droni u pikas të dielën. Sipas Drejtorisë së Burgjeve pajisja u ngrit nga grupet kriminale për të marrë pamje.
Droni i kapur nuk përmbante sende të ndaluara, teksa do t’i nënshtrohet ekspertimit daktiloskopik me qëllim identifikimin e gjurmëve papilare, dhe më pas ekspertimit kompjuterik për të identifikuar numrin IMEI dhe çdo informacion të administruar nga kjo pajisje./abcnews.al