Kapja e “Dajës”, Lleshaj: Ka vetëm një alternativë

schedule20:11 - 26 Prill, 2019

schedule 20:11 - 26 Prill, 2019

Ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj, reagoi në rrjetet sociale pas kapjes së Ragip Hajdinit, i dyshuar se ka lidhje me grabitjen e Rinasit. Lleshaj falënderon policinë e shtetit dhe thotë se ka vetëm një alternativë dhe ajo është drejtësia.

“I gjashti i bandës së Rinasit u mbyll prapa hekurave. Dara vijon të shtrëngohet pavarësisht pikëllimit të rrallë të dikujt. Ka vetëm një alternativë: drejtësi. Falënderim për Policinë e Shtetit”, shkruan Lleshaj në Twitter.

Ragip Hajdini është personi i gjashtë që arrestohet në lidhje me grabitjen e Rinasit më 9 Prill. Ai është nga Peja e Kosovës. Mendohet se ai është personi që njihej me pseudonimin “Daja”./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!