Kapja e 50 sirianëve: Dyshohet se gomonia u nis nga Kavaja, hetim për Rojen Bregdetare

schedule11:09 - 9 Janar, 2021

schedule 11:09 - 9 Janar, 2021

Zbardhen të tjera detaje nga gomonia me 50 emigrantë sirianë të cilët u shpëtuan mbrëmë në grykëderdhjen e Vjosës, pasi rrezikonin të mbyteshin.

Burime për gazetarin Elton Nika bëjnë me dije se janë shoqëruar 2-3 persona. skafistët i shpëtuan kapjes nga policia.

Ndërkohë, ka dyshime që trafikantët të jenë ndihmuar për t’u larguar.  Burimet thonë se ka nisur hetim për përfshirjen e punonjësve të rojës bregdetare.

Gjatë komunikimit mes policisë dhe rojës bregdetare, këta të fundit kanë komunikuar se kanë pasur nën kontroll trafikantët, por më pas ka rezultuar se trafikantët janë arratisur.

Gomonia është dëmtuar totalisht. Dyshohet që nisja e kësaj të fundit të jetë bërë nga Kavaja dhe jo nga fshati Poro.

Në telefonat personalë të sirianëve janë gjetur fotografi të bëra në kryeqytet  dhe nga deklarimet e tyre thuhet se ata kanë ndaluar në autostradë dhe kanë ecur shumë pak në një rrugë të prishur, e më pas kanë dalë në det./abcnews.al