Mund të thuhet se gjithçka është mbyllur. Pas mbylljes së pjesës së parë në avantazhin e dyfishtë, “Luzitanët” e Portugalisë kanë arritur të gjejnë edhe një tjetër gol, në “mitikun” e Dortmundit, “Singla Iduna Park”, duke vijuar të dhurojnë spektakël për tifozët e tyre.
Një kundërsulm vrastar i djemve të Roberto Martinez është finalizuar më së miri nga “fantazisti” i Portugalisë, Bruno Fernandes, i cili merr një pasim të shkurtër nga “ylli” Cristiano Ronaldo, dhe me një goditje të lehtë dërgon topin në rrjetën e Bayindir. Rezultati shkon në 0 me 3. /i.m /abcnews.al