Kapiteni karikon Juven, Chiellini: Mezi po presim të rifillojë Champions League

schedule12:14 - 10 Korrik, 2020

schedule 12:14 - 10 Korrik, 2020

Giorgio Chiellini ka lënë pas krahëve shqetësimet fizike dhe është më i motivuar se kurrë. Kapiteni i Juventusit, shumë afër fitimit të titulli kampion dhe kandidat për triumfin në Champions League, ka folur rreth kohës së karantinës dhe objektivit të madh të klubit italian.

Nuk ka qenë e lehtë për të qëndruar në formë, sidomos për lojtarët e vjetër si unë. Zgjohesha herët në mëngjes dhe stërvitesh i vetëm për rreth dy orë. Më pas niste stërvitja e vërtetë, ndjekja e vajzës time në vrap.

Përtej shakave, karantina kishte një të mirë: qëndrimin në shtëpi me familjarët, diçka që nuk kam pasur mundësi ta bëj në 20 vitet e fundit. Mezi po presim të rifillojë Champions League. Duam t’i shkojmë deri në fund këtij kompeticioni“, deklaroi Chiellini. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!