Gentian Muça nuk shkëlqen vetëm në fushë. Qendërmbrojtësi, pak ditë pasi u shpall kampion Shqipërie me Tiranën, ka marrë një tjetër vlerësim dhe bëhet fjalë për një fushë tjetër, atë të politikës.
Muça është propozuar nga anëtarësia e Partisë Demokratike, dega 8, si një kandidat për përfaqësim politik në nivel qendror dhe lokal. Anëtarësia e ka plotësuar formularin dhe normalisht nuk ka munguar edhe një pozë.
Muça është një futbollist me reputacion në vendin tonë, pasi ka mbajtur shiritin e kapitenit në fushën e blertë me Tiranën dhe prania e tij në fushë këtë sezon ka pasur ndikimin e vet edhe në fitimin e titullit kampion.
Futbollisti, i cili në muajin maj ka mbushur 33 vjeç, kuptohet që tashmë është përfshirë në botën e politikës dhe normalisht imazhin e tij do ta përdorë edhe për të pasur sa më shumë mbështetës, jo vetëm në krahun e tifozëve bardheblu. /abcnews.al